1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

Lajme | 29.07.2010 | 16:00 UTC

OSBE publikon raportin vjetor për lirinë e medias në shtetet e saj anëtare

Organizata për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë, OSBE, publikoi raportin vjetor mbi lirinë e mediave. Raporti i prezantuar sot (29.07) në Qendrën e Kongreseve në Vjenë nga përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatovic bën publik rezultatet e monitorimit të lirisë së medias në 56 vende anëtare të OSBE-së si edhe përcakton statusin që gëzon liria e medias në shtetet anëtare të OSBE-së dhe sfidat në këtë drejtim. Situata në Kirgizi është aktualisht në qendër të punës të strukturave të OSBE-së tha Mijatovic në konferencën për shtyp të enjten në mesditë. Në kapitullin e raportit të OSBE-së për Shqipërinë përmendet shqetësimi  i përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e medias, Mijatovic lidhur me rastin "Pango"dhe dënimin me gjobë 400.000 euro ndaj televizionit Top-Channel, shqetësim i cili i është bërë me dije edhe autoriteteve shqiptare. Mijatovic ka ofruar ndihmën e OSBE-së për reformën e kuadrit ligjor të medias në Shqipëri.